Vizita e zëvendës ambasadorit te republikës federale gjermane

Vizita e zëvendës ambasadorit te republikës federale gjermane

Të nderuar dhe privilegjuar nga vizita e zëvendës Ambasadorit te Republikës Federale Gjermane Z. Jan Axel Voss dhe drejtoreshës ekzekutive të odës ekonomike Gjermane në Kosovë Znj. Nora Hasani me komunitetin përfaqësues të kompanisë SPEEEX LLC.

Për më shumë takimi përmbajtësor përfshiu edhe diskutimin mbi të arriturat e kompanisë SPEEEX si liderë në sektorin e Business Process Outsourcing si dhe spektrin e edukimit & trajnimit i cili tashmë ka dëshmuar rezultate konkrete në tregun e punës.

Ndër të tjera, u përgëzua edhe numri i lartë i të punësuarve në kompani mbi 1000 punonjës si dhe partneriteti me gjigantët e telekomunikacionit Zvicëran dhe Gjermanë. Njëashtu, SPEEEX LLC u bë edhe anëtari më i ri i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë.

Postuar me 31/12/2020 9:00AM